Dashi – Renditja e planetëve frymëzon këndvështrime të reja lidhur me një projekt. Në çfarëdo faze të jeni, përpjekjet tuaja do të marrin një shpërblim. Përvoja që keni fituar është e madhe ndaj edhe nëse planet nuk shkojnë si duhet, do të mund t’ia dilni herën tjetër.
Demi – Hëna ndodhet në sektorin e marrëdhënieve ndaj bëni një hap pas dhe shihni planet apo problemet tuaja. Ndoshta jeni përfshirë shumë në realizimin e diçkaje dhe emocionet tuaja kanë ndikuar te logjika. Keni ende kohë për të arsyetuar dhe për të marrë këshilla nga njerëzit pranë jush.
Binjakët – Ka gjasa që të gjitha përpjekjet dhe puna juaj të përfundojnë në kosh. Përfshirja juaj në një synim apo projekt do të zbehet. Është momenti t’i ktheheni ritmit edhe nëse përqendrimi juaj është diku tjetër.
Gaforrja – Mund të zgjidhni një konflikt në një marrëdhënie dhe të triumfoni. Njëokohësisht, kjo mund të ndodhë edhe në një problem emocional si puna apo biznesi. Ka shumë arsye përtë festuar në ditët në vijim, ndaj merrni më të mirën e tyre.
Luani – Keni mundësi të mira pasi diçka që keni dashur është më pranë. Një marrëveshje apo diçka për të cilën keni punuar fort do t’i afrohet një mbylljeje kritike. Në ditët në vijim, do të shihni finalen e madhe të një projekti apo mund të doni të festoni.
Virgjëresha – Po vendosni nëse një romancë apo projekt krijues ia vlen? Ajo që më parë dukej emergjente dhe ju përfshinte emocionalisht, mund të nisë të humbasë magjinë. Duhet të shihni realitetin përtej ndjesive tuaja. Në zemrën tuaj ju e dini të vërtetën dhe cilado qoftë zgjedhja, do të çliroheni.
Peshorja – Ndoshta jeni përpjekur shumë për të zgjidhur diçka dhe s’ju ka mbetur mundësi tjetër. Ky mund të jetë momenti kur do të doni të dorëzoheni dhe do të shihni që gjithçka do të zgjidhet më mirë nga sa e parashikonit. Përfshihuni më pak dhe gjërat do të rregullohen vetë.
Akrepi – Jeni strateg i jashtëzakonshëm sepse përmes instinkteve kuptoni sesi t’ua hidhni të tjerëve në lojën e tyre. Këtë mund ta keni bërë së fundmi dhe tani po merrni shpërblimet. Tani mund të doni të bëni gjëra që ju qetësojnë, por qëndroni vigjilent.
Shigjetari – Jeni prekur nga një çështje financiare dhe e keni të vështirë ta shihni nga ana logjike. Nëse jeni investuar në diçka, ndjesitë mund të mbizotërojnë aftësitë tuaja për të marrë vendime të mençura. Ditët në vijim mund të shihni ndryshim sepse do të jeni më pak të përfshirë dhe do të dini si të veproni.
Bricjapi – Njerëzit pranë jush e kanë vënë re që jeni disi emocional, por kjo do të kalojë. Të tjerët po shohin se komunikoni më lehtë, por edhe vetë mund të ndieni një ndryshim pasi diçka që ju ka bezdisur, do të zhduket.
Ujori – Jeni në fund të diçkaje që po zhvillohet prej kohësh. Një çështje që ka dalë në javët e fundit mund të përfundojë. Keni kaluar ulje-ngritje, por më në fund po merrni fryte. Shqetësimet do të lehtësohen dhe do të ndiheni më i lumtur.
Peshqit – Do të shihni të vërtetën për një person që keni mbështetur dhe do të kuptoni se ka pasur arsye të tjera pse ju donte pranë. Ndoshta do të ndieni se është momenti të vazhdoni rrugën tuaj. Besojini ndjenjave tuaja lidhur me këtë miqësi, romancë apo lidhje.