WhatsApp po teston vazhdimisht veçori të reja përmes kanaleve të tij beta dhe zakonisht duhen disa muaj që ato të arrijnë të gjithë përdoruesit.
Tani ky aplikacion ka marrë më shumë risi në të njëjtën kohë. Treguesit e statusit janë shfaqur në bisedat në grup, kështu që përdoruesi mund të shohë se cilët anëtarë janë të disponueshëm pikërisht poshtë emrit të grupit. Gjithashtu, përdoruesit tani mund të zgjedhin të marrin vetëm pikat kryesore nga grupet, gjë që kufizon njoftimet.
Gjithashtu është prezantuar edhe aftësia për të skanuar dhe dërguar dokumente drejtpërdrejt përmes WhatsApp për iOS. WhatsApp në iOS mund të vendoset si aplikacioni i paracaktuar për dërgimin e mesazheve dhe kryerjen e telefonatave, ju duhet të zgjidhni Settings – Default – WhatsApp dhe kjo është e gjitha. Video thirrjet tani janë më cilësore dhe më të besueshme dhe është gjithashtu e mundur të kaloni shpejt në cilësinë HD nëse shpejtësia e internetit është e kënaqshme.
WhatsApp ka filluar testimin e opsioneve të reja për thirrjet audio dhe video të destinuara për përdoruesit e Android dhe një funksion që do të përmirësojë më tej privatësinë është në përgatitje e sipër. Funksioni i parë është butoni “mute” që do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen një thirrjeje me mikrofonin e fikur. Ka spekulime se funksioni mund të jetë i dobishëm në mjedise të zhurmshme. Funksioni i dytë lidhet me thirrjet me video që lejojnë përdoruesin të fikë kamerën përpara se t’i përgjigjet telefonatës.
WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz; është zbuluar një dobësi në platformën e tyre që mund të shfrytëzohet nga hakerat. Sipas informacionit, malware përhapet përmes pamjeve dhe skedarëve që duken të padëmshëm dhe hapja e tyre mund të shkaktojë probleme të mëdha për përdoruesit. Ajo që është thelbësore të theksohet është se kjo dobësi nuk është gjetur në aplikacionet mobile për Android dhe iPhone, por vetëm në aplikacionin për PC. Pra, të gjithë ata që përdorin WhatsApp për Windows janë të rrezikuar. Edhe pse Meta ka paralajmëruar për këtë problem, deri tani nuk dihet nëse ka pasur abuzime të konkretizuara.