Dashi – Gjërat mund të lëvizin më shpejt nga çfarë jeni mësuar. Ju mund të frikësoheni sa i përket këtij ndryshimi dhe mendoni se do të humbisni dhe axhendën tuaj. Çelësi është që ju të shkoni me rrjedhën, mos u shqetësoni për këto ndryshime, por jini të adobtueshëm në vend që të viktimizoheni. Përdorni energjitë për të mobilizuar gjithçka rreth jush.
Demi – Një mik do t’ju pyesë se çfarë mendoni në lidhje për diçka të shtrenjtë që ai/ajo ua ka blerë këtë fundjavë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm t’i lini përshtypjen sikur e keni pëlqyer edhe nëse nuk ju ka ndodhur, në mënyrë që të mos e bëni atë të ndihet keq. Pse? Sepse ju shumë shpejt do të keni nevojë për ndihmën e tij ose të saj.
Binjakët – Komunikimi me të tjerët duhet të jetë shumë efektiv. Sot do të ndiheni shumë mirë me veten tuaj, falë rritjes së besimit. Ju keni aftësinë për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Gaforrja – Askush nuk pret që të shkëlqeni në gjithçka, ndaj mos e pretendoni tek vetja. Nëse po hasni vështirësi me diçka atëherë kërkoni ndihmë. Mund të surprizoheni sesa njerëz do të jenë të gatshëm për t’ju gjendur pranë.
Luani – Përpjekjet që keni bërë në të kaluarën ngadalë po fillojnë t’ju shpërblejnë dhe ju bëjnë shumë të lumtur. Shumë njerëz do të jenë pranë jush për t’ju ndihmuar në planet tuaja.
Virgjëresha – Ju keni një “marrëveshje” të mrekullueshme me energjinë fizike. Ndonjëherë ju ndiheni sikur keni një burim të pashtershëm fuqie. Do të përballeni me disa situata të vështira , por do të jeni të aftë që gjërat të shkojnë ashtu siç ju dëshironi.
Peshorja – Venusi në shenjën tuaj të kundërt ju bën shumë romantik. Por, disa aspekte të tjera paralajmërojnë se ekziston rreziku që të keni probleme me partnerin/en këtë fundjavë. Përpiquni në të gjitha aspektet të mos jeni agresiv. Kujdes edhe me shëndetin, nuk do ndjeheni fort mirë.
Akrepi – I dashur Akrep, me shumë lajme të mira do të jetë e enjtja për ju. Ju mund t’i afroheni njerëzve që janë keqkuptuar kohët e fundit dhe të zgjidhin problemet me njëri-tjetrin me biseda të qeta. Do të ndiheni plotësisht të kënaqur dhe më pas do të ktheheni në familjen tuaj me humor më të mirë.
Shigjetari – Planetet këshillojnë që sot t’i merrni gjërat lehtshëm. Mos e lodhni veten më shumë sa duhet dhe ruajeni energjinë për fundin e javës, sepse do të testoheni si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Ngjarjet aktuale janë të parëndësishme.
Bricjapi – Sot do të jeni me humor të keq dhe një fjalë e thënë nga të tjerët do ju tensionojë. Merrni pak kohë pushim për të qartësuar veten me të gjitha dyshimet që keni.
Ujori – Marrëdhënia juaj është duke kaluar ditë të vështira. Edhe pse keni menduar se gjërat ishin në favorin tuaj, mesa duket qenkeni gabuar. Është mirë që të flisni me partnerin.
Peshqit – Sot jeni në humor shumë dhe dinamik, çka do t’ju bëjë që të merrni gjërat në kontroll dhe të zgjidhni problemet që do të lindin dhe të cilat në fakt do të kërkojnë vendime të menjëhershme.