Paralajmërohen vërshime në zonat me infrastrukturë të dobët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të kemi reshje të konsiderueshme dhe përmirësim të kushteve agrometeorologjike.

Si pasojë, ky institut paralajmëron se në disa zona me infrastrukturë të dobët, ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve.

“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë në përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve”.