Dashi – Instinktet tuaja për një grup apo një miqësi janë akute. Mos u shtypni nga presioni apo faji nëse ndieni që diçka nuk shkon. Jeni të pavarur dhe energjia juaj tani është më e rëndësishme sesa të tjerët. Nëse ndieni që në një grup dinamika është manipulese, tërhiquni. Miqtë e vërtetë i respektojnë kufijtë.
Demi – Keni mendime të forta për një lidhje në karrierë. Nëse mendoni se dikush mund t’ju ndihmojë të përparoni profesionalisht, besojini inutitës. Mos e mendoni shumë dhe mos dyshoni te vetja. Një bisedë në momentin e duhur apo thjesht pak vetëbesim, mund të hapin dyer që s’i imagjinonit.
Binjakët – Një mundësi e humbur më parë me një grup njerëzish po rikthehet dhe këtë herë ka ndryshime. Ndoshta më parë s’ishte ekoha e duhur apo s’ishit të sigurt. Tani universi po ju jep një mundësi tjetër dhe ka më shumë potencial. Pranoni momentin dhe shihni ku do t’ju shpjerë. Bashkëpunimet e tanishme mund të jenë më të fuqishme nga sa prisnit.
Gaforrja – Jeni gati për të ecur para, por po e mbyllni derën. Mos sabotoni diçka të mirë në karrierë, dashuri apo zhvillimin personal. Afërdita mund të trazojë dyshimet, por Plutoni po kërkon ndryshim. Nëse e lini frikën të triumfojë, do të pendoheni pas disa javësh. Kini besim dhe ecni përpara.
Luani – Afërdita në prapapvijë lidhet me Plutonin dhe do të dyzoheni nëse duhet të shkoni me pushime me dikë apo të bëni diçka me të, sidomos nëse ka pasur një konflikt të vogël. Entuziazmi është aty, por edhe një shkëndijë inati. E keni prej tyre apo problemet e shkuara po ju mjegullojnë mendimet? Ky udhëtim mund të rregullojë situatat dhe të sjellë kujtime të reja.
Virgjëresha – Do të ndieni peshën e një marrëdhënieje dhe jo në mënyrë pozitive. Nëse kjo lidhje ka qenë zhgënjyese më shumë sesa e kënaqshme, duhet të tërhiqeni. Koha dhe energjia juaj janë shumë të shtrenjta për t’u humbur në raporte të njëanshme. Krijoni hapësirë për marrëdhëniet që ju frymëzojnë dhe vini veten në plan të parë.
Peshorja – Një romancë e fortë apo një bashkëpunim biznesi mund të mos jetë duke u zhvilluar siç donit. Ka një lidhje të fortë, por a është e qëndrueshme? Në këtë pikë, emocionet janë të fuqishme dhe disi të paqarta kështu që bëni një hap pas. Afërdita ju nxit të reflektoni ndërsa Plutoni ndikon transformimin, ndaj lini gjërat të rrjedhin para se të vendosni.
Akrepi – Po kërkoni të ndryshoni rutinën tuaj duke u përpjekur të ndërtoni një marrëdhënie më të mirë me aktivitetin fizik dhe ushqimin. Mos ndiqni trendet sepse nuk ka nevojë për asgjë ekstreme. Përqendrohuni te kënaqësia dhe konsistenca. Eksperimentoni, dëgjoni trupin dhe harrojeni idenë “të gjitha ose asgjë”.
Shigjetari – Një bisedë mund ta çojë një marrëdhënie në drejtim të ri. Ajo që do të thoni dhe si do të përbëjë gjithë ndryshimin. Plutoni forcon ndjesitë e së kaluarës, kështu që veproni me kujdes. Sinqeriteti ështrë i rëndësishëm, por po aq edhe takti. Nëse e përballoni mirë, kjo bisedë do të sjellë këndvështrime të reja, mundësi dhe përparim.
Bricjapi – Sot ndieni sikur duhet të blini diçka me patjetër, por sapo Afërdita të kthehet në vijë të drejtë, do ta humbasë shkëlqimi. Plutoni amplifikon dëshirën, por nga ana tjetër do të pendoheni. Ndaloni dhe konsultohuni me veten nëse ia vlen të shpenzoni vërtet.
Ujori – Afërdita në prapavijë që sinkronizohet me Plutonin do t’ju bëjë që të ftoni mbështetjen e dikujt, por do të ndieni se s’janë plotësisht dakord. Sfida juaj ështëqë ta bëni të shohë vizionin tuaj, por pa e shtyrë. Jeni bindës, por disa taktika mund të marrin drejtim të kundërt. Lini hapësirë dhe ai person mund t’ju japë mbështetjen e tij.
Peshqit – Lërini tundimet e lidhura me diçka që doni të blini, një aventurë apo një person sepse shumë shpejt nuk do t’ju interesojë. Kanalizojeni energjinë në diçka që vërtet ka potencial për rritje si një investim, një marrëdhënie e ndërsjellë apo një aftësi që do ju sjellë para.