Mëngjesin e së hënës ndodhi një grabitje e armatosur në Veternik të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona u plagosën.
Ndërkohë, mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar për rastin.
“Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria, transmeton Periskopi.
IndeksOnline ka publikuar pamje nga momenti kur nisën shkëmbimet me armë zjarri mes grabitësve dhe pjesëtarit të sigurimit.