Pep Guardiola ka vënë në pikëpyetje disiplinën e lojtarëve të Manchester Cityt jashtë fushe, pasi një javë me rezultate negative e rivendosi përsëri ekipin në garë për një vend në Ligën e Kamioneve.
Në shtatë ditë, Citizens kanë humbur pesë pikë dhe kanë vetëm një më shumë sesa Newcastle i vendit të gjashtë, me të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak në kampionat.
Skuadra tani ka nëntë ndeshje për të siguruar një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinetit për klube. Guardiola këmbëngul se fundi do të jetë pozitiv, por frikësohet nga të njëjtat gabime të vjetra që pengojnë përparimin.
“Çfarë ndodhi ndaj Braitonit, ka ndodhur gjatë gjithë sezonit. Duhet të jemi më të qëndrueshëm! Njerëzit thonë se sa mirë Mançeser Siti ka luajtur në vitet e fundit dhe një nga arsyet është etika jonë e punës, disiplina jonë! Ky sezon përbën përjashtim në periudhën tonë bashkë këtu. Nuk kemi të njëjtët lojtarë, nuk jemi njësoj si vitet e kaluara, por vitin e ardhshëm do të jetë ndyshe!”, shprehet Pep Guardiola.
40 golat që City ka pësuar në Premier Ligë janë më shumë se në çdo sezon tjetër, nën drejtimin e Guardiolës.
Për më tepër që mbrojtësit John Stones, Nathan Ake dhe Manuel Akanji janë jashtë deri në Maj.
Bernardo Silva është një tjetër shqetësim te Citizens, ndërsa pësoi një dëmtim në takimi e fundit, por pas analizave të kryera, stafi mjekësor lajmëroi se rekuperimi i tij do të zgjasë dy javë.