Rezultatet përfundimtare: VV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3 për qind të votave. Kjo parti ka marrë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 për qind të votave apo 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 18.27 për qind të votave apo 20 ulëse.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 për qind të votave apo tetë ulëse.

Te komunitetet, Lista Serbe ka siguruar nëntë ulëse, ndërsa Za Slobodu Pravdu i Opstanak një. Dy ulëse i ka siguruar Kosova Demokratik Turk Partisi, ndërsa nga një ulëse kanë marrë edhe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Koalicija Vakat, Partia Liberale Egjiptiane, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska PArtija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Në nivel vendi të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 për qind e atyre me të drejtë vote.

Në fjalimin në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniqi ka thënë se vonimi i shpalljes së rezultateve ka ndodhur për shkak të “zbatimit të ndryshimeve të shumta ligjore” dhe “problemet me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”.

Subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesa ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kush i siguroi mandatet?

Nga Lëvizja Vetëvendosje, mandatet i siguruan: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Svecla, Donika Gërvalla Schëarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Ceku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbreshë Kryeziu, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi Murtezi, Halil Thaci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Drita Pajaziti, Adriana Matoshi, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollcaku, Arijeta Rexhepi, Rozeta Hajdari.

Në PDK, mandatet e deputetëve i morën: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli.

Në LDK deputetë u bënë: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Arjeta Abazi.

AAK-Nisma t’i ketë këta përfaqësues në Kuvend: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.

Lista Serbe: Branislav Nikoliq, Slavko Simiq, Liljana Stefanoviq, Sërgjan Popoviq, Verica Ceraniq, Igor Simiq, Zlatan Ellek, Miljana Nikoliq, Stefan Kovaqeviq.

KDTP: Fikrim Damka, Fidan Jilta.

IRDK: Elbert Krasniqi

NDS: Emilja Rexhepi

ZSPO: Nenad Rashiq

Vakat: Rasim Demiri

PLE: Veton Berisha

SDU: Duda Balje

PAI: Artan Asllani

JGP: Adem Hoxha

PRBK: Albert Kinolli