Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të dielën në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë.
Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se në aksident janë përfshirë dy automjete, derisa të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe po merren me rrethanat e aksidentit.
“Më datën 09.03.2025 në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Parallovë rruga Gjilan Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të mjekut. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin policor.