Gjatë spektaklit të së martës, një moment i papritur i tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur u publikua një klip që tregonte një moment intim mes Olës dhe Jozit, duke sugjeruar se mes tyre mund të kishte lindur një lidhje e re.
Pamjet u transmetuan para një audience të madhe, dhe reagimi i Loredanës nuk vonoi.
Në momentin që klipi doli në ekran, Loredana u pa e emocionuar dhe në lot, duke u dukur se ishte e pamundur për të të pranonte faktin se Jozi, me të cilin kishte krijuar një lidhje brenda Big Brother VIP Albania (BBVA), tani po i jepte një mundësi të re një vajze tjetër.
Loredana dhe Jozi e kishin ndërprerë lidhjen e tyre menjëherë pas eliminimit të Jozit nga Big Brother, dhe që prej rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA një javë më parë, ata janë parë të distancuar dhe shumë të ftohtë me njëri-tjetrin.