Mbi 1800 tiketa trafiku në 24-orët e fundit

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e  842 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 45 aksidente, 26 prej tyre me të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 23 persona e 19 janë dërguar në mbajtje, kurse tre është në vuajtje të dënimit.