VV-ja prin me vota nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit mbi numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Deri më tani, janë numëruar 29 nga gjithsej 43 vendvotime.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje mban një epërsi të dukshme, duke siguruar 81.97% apo 5581 vota. Në vend të dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.50% apo 511 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 6.14% të votave apo me 418 vota.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora është ende në vazhdim, me 14 kuti votimi të mbetura për t’u numëruar.