Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga homologu I saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Erdogani i ka shprehur Osmanit dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.
Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Erdogan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.