Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 46.19% e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas njoftimit të KQZ-së, deri tani janë numëruar 1170 nga 2533 vendvotime.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në 9 komuna: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Në orën 16:00 ka nisur numërimi edhe në Mamushë.
Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

Njoftimi i KQZ-së:
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës.
Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.