Grenell, Kurtit: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë s’kanë qenë kurrë më të dobëta

Emisari special i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.

Në platformën “X”, Grenell postoi një foto të Kurtit, teksa në mbishkrim të saj shihet edhe deklarata e lartëcekur.

Lidhur me këtë, Grenell thotë se Kurti është iluzionues, transmeton Klankosova.tv.

“Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në X.