Nxënësitë e sulmuar nga qeni në Shirokë të Suharekës, i ndihmuan arsimtarët (Video)

Një qenë ka sulmuar katër nxënës në shkollën “17 Shkurti” në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës. Por për ta parandaluar, më të keqën, nxënësitë e sulmuara nga qeni, i kanë ndihmuar tre arsimtarë dhe punëtori ndihmës i kësaj shkolle.

Gazeta Stop ka siguruar pamje ku shihet arsimtarja duke e ndihmuar nxënësen, pas këtij sulmi.

Ndryshe, policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00.

“Me datë 22..01.2025, rreth orës 09:50 Drejtoresha Shkollës Fillore “17 Shkurti” në Shirokl ka njoftuar policin për një sulm ndaj nxënësve nga një qen në objekt të shkollës. Patrullat policore iu kanë përgjigjur rastit me urgjencë, kur kanë arritur në shkolle kanë vërejtur një qen brenda shkollës i cili dyshohej se kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, thotë policia.