Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Drenas-Skënderaj, ku të përfshira kanë qenë dy automjete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas -Skënderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.