Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 u shënua me ngjarje e përplasje të shumta.
E pas Prime, banorët e atij formati patën mundësi të shijojnë muzikë e të kërcejnë bashkë.
Valbona, Gerta, Rozana, Egli, Livia dhe Gjesti po qëndronin bashkë e interpretonin këngët që ia lëshonte produksioni.
Në një moment, artisti pejan e mori Egli Takon që të vallëzonin së bashku e në atë rast sollën edhe disa momente të bukura.
Dyshja po kërcenin kokë me kokë e gati për të shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Banoret në anën tjetër po brohorisnin që të ndanin puthjen e parë, ndonëse ata shihej se po e bënin për lojë, për t’i ngacmuar.
Gjesti më pas tha me shaka: “Nuk kemi kohë për romanca, jemi në lojë”.