Presidenti në largim, Joe Biden, ka lëshuar një falje për anëtarët e familjes së tij në minutat tij të fundit si president.
“Familja ime i është nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pandërprera, të motivuara vetëm nga dëshira për të më lënduar , lloji më i keq i politikës partizane. Fatkeqësisht, nuk kam asnjë arsye të besoj se këto sulme do të marrin fund”, ka thënë ai në një deklaratë.
“Kjo është arsyeja pse unë po ushtroj fuqinë time sipas Kushtetutës për të falur James B. Biden, Sara Jones Biden, Valerie Biden Owens, John T. Owens dhe Francis W. Biden”, ka shtuar Bideni.
Më herët të hënën , Bideni ka lëshuar “falje paraprake” për Dr. Anthony Fauci, gjeneralin në pension, Mark Milley dhe anëtarët e komitetit të Dhomës që hetoi sulmin e 6 janarit në Kapitol, duke përdorur në orët e fundit fuqitë që i jep Zyra Ovale, për t’i mbrojtur ata kundër “hakmarrjes” së mundshme nga administrata e ardhshme Trump.