Mbi tre milionë euro, është dëmi material nga djegia e sotme e objektit të ETC-së në komunën e Suharekës.
Kështu konfirmon, pronari i rrjetit ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, në një reagim të tij, ndërsa shton se fatmirësisht nga kjo ngjarje, nuk ka dëme në njerëz, transmeton Klan Kosova.
‘’Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse edhe herave tjera), filloi zjarri në ETC Suharekë dhe atë duke filluar nga Depo (sikur në të tre rastet).
Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku siperfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror.
Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga keto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje.