Kosova dhe bizneset nga Kalabria hapin shtigje të reja të bashkëpunimit

Bizneset nga Kosova dhe ato nga Kalabria, në këtë fillimvit, po hapin shtigje të reja bashkëpunimi mes tyre.

Tri biznese nga rajoni i Ferizajt, “Eurometal” (përpunues i metaleve), “Sharri” (prodhues i dyerve dhe dritareve të drurit) dhe “Ekoglas” (prodhues i xhamit), këto ditë patën mundësinë të prezantojnë ofertat e tyre para bizneseve kalabreze në Kalabri të Italisë.

Kjo vizitë shënoi një pikënisje të rëndësishme jo vetëm për bizneset nga Ferizaj, por edhe si një dritare e re për bashkëpunim ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre italiane nga ky rajon.

Kosova dhe bizneset e saj ofrojnë mundësi të mëdha për bashkëpunim me bizneset nga Italia, Evropa dhe më gjerë.

Kjo ishte një vizitë me mundësi të mëdha që thellon bashkëpunimin mes bizneseve italiane dhe kosovare, veçanërisht atyre nga Kalabria.

Kompanitë kalabreze
Dritare alumini dhe PVC Creo s.r.l nga Francesco Falvo dhe Giovanni Strangis
Përgjegjësi i misionit në Kalabri është Pasquale Salatino