Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Është procesuar subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor, kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati ka bërë të ditur se të gjitha familjet përfituese mund t`a shohin subvencionimin në llogarinë e tyre online me furnizuesin.

Sipas Muratit, masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë.

Postimi i plot i Muratit:

Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Tashmë është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike 💰 të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit.

Masa e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë.

Qeveria për të gjithë!

Vazhdojmë!