Të shtëna me armë zjarri në Mat të Prishtinës

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në lagjen Mati në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës tha për Telegrafin se lidhur me rastin ka arrestuar një person.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: -I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti shtoi tutje se “nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie”.

“Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”.