Ish-sulmuesi i Newcastle United dhe Anglisë, tani një ekspert televiziv, Alan Shearer, është skeptik për shanset e Chelseat për të fituar Ligën Premier në sezonin 2024/25.
Pas 16 xhirove të luajtura deri tani në Ligën Premier, klubi londinez ndodhet në vendin e dytë të tabelës me 34 pikë.
Blutë janë dy pikë prapa Liverpoolit, i cili ka luajtur një ndeshje më pak, por shumë njerëz po e cilësojnë Chelsean si konkurrent për titull.
Megjithatë, legjenda angleze Shearer nuk është i bindur në shanset e Bluve për ta fituar titullin kampion këtë edicion.
“Në pozicionin në të cilin ata janë tani, është shumë e vështirë të thuash kategorikisht, ‘Jo, ata nuk munden’ të fitojnë Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Shearer.
“Por, unë ende mendoj se ata do të kenë një pengesë të vogël. Unë nuk pres që ata të fitojnë, jo, por ata po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm”, përfundoi legjenda angleze.