Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Lamine Yamal mori çmimin si lojtari më i ri i vitit, një vlerësim që jepet nga gazeta italiane “Tuttosport”. Talenti i Barcelona dhe përfaqësueses spanjolle u shpall “Golden Boy”, duke vendosur një rekord të ri për moshën, 17 vjeç, 4 muaj e 14 ditë, duke kaluar kështu Lionel Messi-n. Argjentinasi edhe ky me një të kaluar të ndritur te Barcelona e mori këtë çmim kur ishte 18 vjeç, 5 muaj e 20 ditë në 2005. Arritjet e deritanishme ku ka fituar La Liga me Barcelona dhe Europianin me Spanjën synon t’i shtojë.

“Ky trofe është një pikënisje. Dua Botërorin me Spanjën, Champions me Barcelona dhe të fitoj Topin e Artë.”

Fituesi i çmimit “Golden Boy” që jepet prej vitit 2003 për futbollistët nën 21 vjeç vendoset nga një juri e përbërë nga gazetarë të gazetave dhe revistave më të rëndësishme në Europë. Në të kaluarën këtë vlerësim e kanë marrë edhe Wayne Rooney, Kylian Mbappe, Erling Haaland apo Jude Bellingham.