Real Madridi do të provojë ta marrë sonte primatin në La Liga.
“Los Blancos” aktualisht gjenden në vendin e dytë, dy pikë prapa lideres Barcelona, por që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prandaj, të përzgjedhurit e trajnerit Carlo Ancelotti do ta kërkojnë fitoren ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim për ta marrë, të paktën përkohësisht, primatin në kampionatin spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.
Ky trepikësh eventual sonte do ta kalonte Realin në krye me një pikë më shumë se gjiganti katalunas, i cili do të luajë nesër mbrëma ndaj Leganes.
Reali do t’i hyjë ndeshjes së sontme me plot mungesa, përfshirë këtu edhe atë të Kylian Mbappes, i cili u lëndua në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës.
Reali e ka nisur zbehtë sezonin e ri, por përfitoi nga disa gabime të njëpasnjëshme të Barcelonës për t’iu afruar asaj, e madje me mundësi edhe për ta kaluar tashmë në tabelë.