Liburn Aliu, jashtë listës së Vetëvendosjes për deputet

Emri i Liburn Aliut nuk ndodhet në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë.

Ministri i Infrastrukturës dhe një nga figurat më jetëgjate të Vetëvendosjes, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të cilën partia e ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën.

Por në listë nuk janë përfshirë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe deputetët Arta Bajralia, Burim Meta, Ekrem Mustafa, Gazmend Gjyshinca, Jahja Kokaj, Tinka Kurti dhe Yllza Hoti.