Thaçi: Presim fundin e këtij procesi, presim drejtësi, të respektohet Kushtetuta e Kosovës

Ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur në gjykatoren e Gjykatës Speciale pas aktakuzës së re.

Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi. E di që Kosova është afër zgjedhjeve elektorale, unë s’jam pjesë e zgjedhjeve elektorale, unë s’paraqes rrezik për askënd. Të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj.”, u shpreh Thaçi.