Ushqimet e shumëpërpunuara mund të shkaktojnë sëmundje të eshtrave

Një studim i ri ka gjetur se ushqimet e shumëpërpunuara (UPF), të tilla si ushqimet e gatshme e të paketuara, pijet e ëmbla, buka e prodhuar në masë, jogurti me fruta, disa drithëra të përpunuara me ngjyrues artificialë që konsumohen për mëngjes dhe zëvendësuesit e mishit, janë ushqime që përbëjnë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të eshtrave, duke përfshirë osteoartritin e gjurit.

The New York Post ka shkruar se osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit dhe shkaktohet kryesisht nga shkatërrimi i kërcit mbrojtës së eshtrave.

Sipas studimeve të fundit, për çdo kilogram peshë të shtuar, shtohet presion mbi nyjat e gjurit, duke e rritur katër deri në gjashtë herë forcën mbi këto nyja.

Hulumtimi i fundit, i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut (RSNA), ka studiuar lidhjen midis konsumit të UPF-ve dhe yndyrës muskulore në pjesën e brendshme të kofshës. Studiuesit kanë përdorur rezonancën magnetike (MRI) për të vlerësuar ndikimin e dietës në cilësinë e muskujve skeletorë dhe yndyrës brenda muskujve të kofshës.

“Rëndësia i këtij studimi është se ai shqyrton ndikimin e cilësisë së dietës, veçanërisht rolin e ushqimeve të shumëpërpunuara në lidhje me yndyrën muskulore të kofshëve, e vlerësuar me MRI”, ka thënë autorja e studimit, Zehra Akkaya nga Universitetin e Kalifornisë, San Francisco.

Ajo ka shtuar se ky është studimi i parë me imazhe që shqyrton lidhjen mes cilësisë së muskujve skeletorë të bazuar në MRI me cilësinë e mënyrës së të ngrënit.

Ky hulumtim thekson se yndyra e tepërt që mund të depozitohet në muskujt e kofshëve si pasojë e konsumimit të ushqimeve të shumëpërpunuara mund të kontribuoi në zhvillimin e problemeve me nyjat dhe eshtrat, si osteoartriti, duke përkeqësuar kështu shëndetin e eshtrave.