Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shpërndarë njoftimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për furnizimin me ujë të termocentralit dhe komunave.
Ai ka thënë se prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”, se ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës, se ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit dhe se së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.
https://www.facebook.com/share/p/1Ai47jPS2r/?mibextid=WC7FNe