Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Në një postim në Facebook Osmani ka shkruar se si Kosova ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anekënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës.

“Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar Osmani.

Presidnetja ndodhet në një vizitë pune në Kolumbi. Sipas Presidencës ajo do ta bëjë edhe inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.