Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka listuar pesë gjërat e tij më të rëndësishme që gjenden në zyrën e tij.
Ato përbëhen nga foto e familjes, stema e UÇK-së, deklarata e Pavarësisë, figurat kombëtare dhe e fundit, programi qeverisës për katër vjetët e ardhëm me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, njofton Klankosova.tv.
“Këto janë pesë gjërat më të rëndësishme në zyrën time:
Foto e familjes, frymëzimi im i përditshëm, pasuria ime më e madhe, arsyeja e angazhimit tim politik për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.
Stema e UÇK-së, krenaria jonë kombëtare pa të cilën asgjë nuk do të ishte e mundur.
Deklarata e Pavarësisë. Kam pasur fatin jetësor se si deputet, në moshën 28-vjeçare të jem një nga nënshkruesit e kësaj deklarate.
Figurat kombëtare. I kam në zyrë prej Skënderbeut, Isa Boletinit, Nënë Terezë, Adem Jasharit e deri te Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Personalitet që më rikujtojnë peshën e përgjegjësisë publike dhe lidershipit çdo ditë.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Programi ynë qeverisës për katër vjetët e ardhshme. Me këtë program dhe kandidatin tonë për kryeministër Bedri Hamzën, Kosova mundet ma mirë”, tha Krasniqi.