Fillon subvencionimi i rrymës për mbi 72 mijë familje

Mbi 72,000 familje të cenueshme do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë.

Subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro.