Disa pije të pasura me vitaminë C për të rritur imunitetin gjatë dimrit

Ndërkohë që dimri po vjen, është me rëndësi të forcohet imuniteti i njerëzve përmes konsumimit të ushqimit të pasur me vlera ushqyese, si për shembull vitamina C, e cila luan rol të rëndësishëm në organizëm

The Times Of India, ka shkruar për disa lloje të pijeve, të cilat do të ndikonin për të mirë tek imuniteti.

Pija e ngrohtë me uthull molle e erëza

Në këtë pije të ngrohtë, kombinohet uthulla e mollës me erëza si kanella, ylli i anisit e karafili, të cilat rrisin përmbajtjen e vitaminës C dhe janë të mira për sistemin imunitar.

Pije me kivi e përgatitur në shtëpi

Kivi e jogurti mund të kombinohen për të krijuar një pije në kushte shtëpie, e cila përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe antioksidantëve, të cilat rrisin imunitetin.

Çaji me xhinxher dhe turmerik

Ky çaj me turmerik e xhinxher lufton inflamacionin si dhe pasuron organizmin me vitaminë C.

Pije me perime me gjethe të gjelbra.

Një pije e përgatitur në shtëpi duke përdorur perime me gjethe të gjelbra, si spinaqi, e duke e kombinuar me banane apo mollë, do të jetë furnizues shumë i mirë i organizmit me vlera ushqyese dhe vitaminë C, duke ndihmuar në forcimin e imunitetit.

Pije me rrepë

Një tjetër pije që përgatitet në shtëpi është ajo me rrepe, karota e mollë, e cila është shumë e pasur me vitaminë C dhe A, gjë që e bën këtë pije shumë të mirë për mbrojtjen e shëndetit përgjatë muajve të ftohtë.

Uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë

Një nga pijet më të vjetra, që njihet për rritjen e imunitetit, është uji i ngrohtë me limon e mjaltë. Kjo pije përveç që është e pasur me vitaminë C, përmban edhe vlera të shumta antibakteriale, që ndihmojnë kundër ftohjeve.

Çaji i gjelbër me shegë

Nga kombinimi i çajit të gjelbër dhe lëngut të shegës, përfitohet një pije e mbushur me antioksidantë të fuqishëm si dhe vitaminë C, e cila rrit imunitetin.

Çaji me xhinxher dhe limon

Çaji i përgatitur me rrënjë xhinxheri dhe lëng limoni, mund të shërbejë si antiiflamator i mirë që mbron organizmit për shkak të vetive antibakteriale dhe vitaminës C që përmbajnë përbërësit e tij.

Çaji i kamomilit dhe livandës

Kombinimi i lules se livandës me të të kamomilit në një çaj të ngrohtë, do t’i shërbejë organizmit duke e pasuruar me vlera ushqyese e antioksidantë.