Presidentja Osmani i kthen dy ligje për rishqyrtim Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani e ka përdorë të drejtën e vetos, duke ia kthyer dy ligje për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani konfirmoi për Telegrafin se bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë”, tha më tej Kupina në një deklaratë për Telegrafin.

Më poshtë mund t’i gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.