Ndikimi i kakaos te shëndeti i zemrës

Në jetën e përditshme, kur njerëzit kanë stres, shpesh priren të konsumojnë ushqime të cilat mund ta dëmtojnë shëndetin e zemrës. Por studimi i ri sugjeron që konsumimi i një pijeje të ngrohtë me kakao të pasur me flavanoide mund të ndihmojë në mbrojtjen e sistemit të enëve të gjakut, sidomos kur njerëzit kanë stres dhe konsumojnë ushqim me shumë yndyra.

Çka janë flavanoidet?

Flavanoidet janë përbërës natyralë që gjenden në ushqime si kakaoja, çaji i gjelbër dhe disa fruta të malit si mjedra. Nga këta përbërës ka përfitime shëndetësore, sidomos për mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut, ka shkruar SciTechDaily.

Përfitimet shëndetësore nga kakaoja me flavanoide

Në studimin e ri të bërë nga Universiteti i Birminghamit, hulumtuesit testuan se si një pije me kakao të pasur me flavanoide mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit nga pasojat e stresit si dhe ushqimeve me yndyrë. Studiuesit kanë treguar më parë se ushqimet me yndyrë mund të dëmtojnë funksionin vaskular dhe të reduktojnë oksigjenimin në tru. Por, flavanoidet që gjenden te kakaoja duket se mund të ofrojnë mbrojtje të rëndësishme.

“Kur njerëzit janë në stres, ata shpesh zgjedhin ushqime të pasura me yndyrë. Në këtë studim, donim të shihnim nëse shtimi i një ushqimi të pasur me flavanoide si kakao mund të ndihmojë në lehtësimin e ndikimit të stresit dhe yndyrës në trup”, ka thënë doktoresha Catarina Rendeiro, autore kryesore e studimit.

Për këtë studim, pjesëmarrësve iu dha një shujtë mëngjesi me ushqime të pasura me yndyrë—si kroasanë me gjalpë dhe djathë, bashkë me një pije kakao me përbërje të lartë ose të ultë të flavanoideve. 
Pija e pasur me flavanoide u përgatit me pluhur kakaoje që nuk ishte i përpunuar (695 mg flavanoide për servirje), ndërsa pija me më pak flavonide përgatitej me pluhur kakaoje të përpunuar (5.6 mg flavanoide për servirje). Pas ushqimit, pjesëmarrësit iu nënshtruan testit që shkakton stres, në të cilin përfshiheshin detyra matematikore, dhe gjatë kësaj periudhe, u matën rrahjet e zemrës, presioni i gjakut dhe funksioni vaskular.

Kur pjesëmarrësit konsuamuan ushqime të pasura me yndyrë dhe pijen me më pak flavanoide, funksioni vaskular u përkeqësua ndjeshëm. Ky ndikim vazhdoi deri në 90 minuta pas ngjarjes stresuese.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit që konsumuan pijen me kakao të pasur me flavanoide treguan mbrojtje të dukshme të shëndetit vaskular. Funksioni vaskular ishte më i mirë edhe pas 30 dhe 90 minutash pas ngjarjes stresuese.

Megjithatë, flavanoidët nuk ndihmuan në përmirësimin e oksigjenimit të trurit ose në përmirësimin e humorit gjatë stresit, por ndikimi i tyre në shëndetin e enëve të gjakut është shumë i rëndësishëm.

Si të konsumohen më shumë flavanoide?

Rendeiro ka rekomanduar që të shtohen ushqime të pasura me flavanoide në përditshmëri, sidomos gjatë periudhave stresuesen në mënyrë që të mbrohet shëndeti i enëve të gjakut. 
Disa mundësi për të rritur konsumimin e flavanoideve përfshijnë:

  • Kakao e papërpunuar: Zgjidhni pluhur kakao që nuk është e përpunuar (joalkalizuar), pasi përmban më shumë flavanoide. Ushqime të tjera me flavanoide: Përveç kakaos, flavanoide përmbajnë edhe çaji i gjelbër, çaji i zi dhe frutat e malit, si mjedra. Konsumimi i rekomanduar: Udhëzimet e fundit sugjerojnë që të konsumohen midis 400-600 mg flavanoide në ditë. Kjo mund të arrihet duke pirë dy filxhanë çaj të gjelbër ose të zi, ose duke ngrënë një kombinim frutash si dhe kakao të cilësisë së lartë. “Jeta moderne është stresuese dhe ndikimi i stresit në shëndetin tonë është dokumentuar mirë. Çdo ndryshim i vogël që mund të bëjmë për t’u mbrojtur nga pasojat e stresit është pozitiv”, ka thënë profesori Jet Veldhuijzen van Zanten, bashkëautor i studimit.Për ata që zakonisht priren të konsumojnë ushqime të shpejta dhe të pasura me yndyrë gjatë periudhave stresuese, ky studim tregon se shtimi i një pije me kakao të pasur me flavanoide mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur shëndetin e zemrës dhe për ta përballuar më mirë stresin.

Ky studim ka theksuar mundësinë e përdorimit të kakaos së pasur me flavanoide si një strategji të thjeshtë dhe efektive për të mbrojtur shëndetin vaskular nga ndikimet e dëmshme që kanë stresi dhe ushqimet e yndyrshme.
Duke bërë zgjedhje të mençura ushqimore, mund të përmirësohet shëndeti, madje edhe në kohë të vështira.