Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 15 nëntori shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.
Tutje thuhet se pajisjet dimërore duhet t’i kenë nga data 15 nëntor deri më 15 mars, transmeton Gazeta Stop.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Në Kosovë, ka pasur rënie temperaturave këto ditë, ndërsa në disa vende ka pasur edhe reshje bore.