Vrasje në një lokal në qendër të Klinës

Një person dyshohet se është vrarë sot në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi” dhe se në vendin e ngjarjes një person është gjetur pa shenja jete.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.