Konflikti juridik: Buxheti për pagat, ligj mbi ligj

Dokumenti që mori aminin vonë të hënën nga deputetët, kreu gjysmën e punës.

E deri te bërja i plotfuqishëm, projektligji për buxhet duhet kaluar edhe në lexim të dytë, por edhe nëse kjo bëhet, ka dilema nëse zotimi për rritje të rrogave të jetësohet, raporton Klan Kosova.

Minoranca është e bindur se kjo ngritje s’bëhet pasi ka konflikt mes ligjesh.

Për Besnik Tahirin e AAK-së, mbetja e koeficientit 110 euro, e ngritja për një sasi të çdo kategorie, u bë qëllimshëm nga ekzekutivi.

Proceduralisht buxheti si ligj vjetor s`bën të ndërhyjë në atë të pagave si i përhershëm, edhe sipas Anton Nrecajt të Institutit “CLARD”.

Edhe PDK e LDK opozitare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me këtë ndryshim që thanë se po shqyrtojnë edhe mundësinë për t`iu drejtuar për interpretim Gjykatës Kushtetuese.