Arrestohet i dyshuari për the’rjet në Ferizaj, ishte dënuar për vrasjen e një gruaje

I dyshuari për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj të hënën, F.I., është arrestuar të martën, ka njoftuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari. 

Fillimisht, për rastin dje është arrestuar një person tjetër që doli të jetë i gabuar. 

“Personi të cilin e kemi arrestuar gabimisht është liruar. E në ora 4:00 të mëngjesit është paraqitur vetë i dyshimti dhe është dorëzuar, dhe më pas ky i arrestuari i parë, është liruar, e ai tjetri është ndaluar, pra i dyshuari kryesor”, ka thënë Jashari. 

Ai e a konfirmuar se i dyshuari për sulmin me thikë ka qenë i dënuar për vrasjen e një gruaje më 2016.