LDK-ja e dergon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.

Deputeti Armend Zemaj para mediave tha se LDK mendon se  nuk duhet të jetë një administratë e politizuar, e cila dëmton edhe Kosovën, transmeton Telegrafi.

“LDK, bashkë me ekspertët tanë dorëzuam kundërshtimin tonë për plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë. Një ligj i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, dhe i cili poashtu ka qenë edhe si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë me ndërhyrje në administratën publike”, tha Zemaj.

Tutje, ai shtoi se deri tani është investuar që administrata të jetë e pavarur.

Ndryshe, më 30 tetor, deputetët e pushtetit miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, që mes tjerash, lejojnë mbajtjen e pozitës së ushtruesve të detyrës një vjet plus një vjet, nga 6 plus 6 muaj sa është tash.