Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.
Nga Policia për rajonin e Mitrovicës për Paparacin kanë konfirmuar se në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.
“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet në përgjigje.
Njësitë policore janë përgjigjur në rast dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.