Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj. Ai i ka thënë KOHËS se shkaqet ende nuk dihen, por dyshohet se mund të ketë qenë për shkak të një infeksioni.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, ku u bë e ditur se për këtë janë intervistuar disa persona.
Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML).
“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.