Shtatë shtetet që do të vendosin fatin e zgjedhjeve, ja kë nxjerrin fitues sondazhet e fundit

Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, gara vazhdon të jetë tepër e ngushtë mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Në sondazhin e fundit të BBC, tregohet një udhëheqje e Trump në katër nga shtatë shtetet që pritet të vendosin fatin e zgjedhjeve.

Siç ka qenë rasti për javët e fundit, avantazhet në secilën prej tyre janë shumë të vogla për të thënë në mënyrë efektive se kush është përpara, veçanërisht kur merret parasysh një diferencë gabimi prej rreth tre deri në katër pikë përqindjeje.

Në kontrollin e fundit disa orë më parë, të dhënat sugjeruan epërsi të vogla për Trump në Nevada, Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Arizona, me rezultate të ngjashme të vogla për Harris në Wisconsin dhe Michigan, teksa në Pensilvani, e cila mban dhe më shumë vota elektorale, ka një barazim.