Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë.
Atje, i pari i qeverisë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të takohen me bashkatdhetarë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri.