Kur bëhet fjalë për një dietë të balancuar, frutat janë ato që rekomandohen nga dietologët, pasi janë të mbushura me shumë vlera ushqyese.
Por personat që vuajnë nga diabeti nuk duhet t’i konsumojnë disa fruta të caktuara, të cilat indeksin glikemik e kanë të lartë, sepse trupi i personave me këtë sëmundje ka vështirësi në tretjen e glukozës, që do të thotë se mund të rritet niveli i sheqerit në gjak, shkruan Times Of India.
Rrushi është frutë që përmban shume sheqer dhe mund të çojë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, gjë që mund të jetë shumë e dëmshme për personat me diabet.
Qershitë po ashtu, indeksin glimeik e kanë të lartë, që do të thotë se do të ndikonte për të keq tek diabetikët.
Mangot janë të ëmbla dhe të shijshme, por personat me diabet nuk duhet t’i konsumojnë.
Ananasi gjithashtu mund të shkaktoje rritje të nivelit te sheqerit në gjak, gjë që nuk u shërben personave që vuajnë nga sëmundja e diabetit.
As fiku nuk do t’i bënte mirë dikujt që mundohet ta kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak.
Hurmat, po ashtu, përmbajnë glukozë të koncentruar e cila shkakton rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Portokajtë janë të mbushur me vitamina, por nuk rekomandohet të konsumohen nga personat më diabet, sepse përveç vlerave të shumta ushqyese, ata përmbajnë edhe sheqerna.
Diabetikët duhet ta evitojnë konsumimin e kokosit të freskët, nëse nuk duan që të ju rritet niveli i sheqerit në gjak.