Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi pushteti paralajmëroi rritjen e pagave në sekotorin publik nga muaji janar.
Kica-Xhelili ka shkruar në Facebook se Qeveria Kurti pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste, kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas.
Tutje, deputetja pohon se kjo rritje është ofendim për punonjësit dhe nuk e mbulon as për së afërmi vlerën e inflacionit prej 22 për qind.
POSTIMI I PLOTË:
Të gjitha kategoritë po reagojnë për “rritjen” e pagës. Natyrisht, sepse ajo nuk është rritje, por ofendim.
Së pari, ofendohen që iu vodh ajo që iu takonte qe 4 vite.
Së dyti, ofendohen që rritja nuk e mbulon as afërsisht vlerën e inflacionit prej 22%.
Së treti, ofendohen që kjo Qeveri, pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste. Kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas.
Kjo Qeveri po ua përplasë hundësh paratë që i takojnë, fytyrës, por s’po ua jep prap se prap, fiks para zgjedhjeve, përmes proceseve të kundërligjshme, në vlera mjeruese, e po prisni të mos ketë reagime?
Ndryshimi po vjen!