Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, ka kritikuar Qeverinë e vendit për rritjen e fundit që ka bërë të pagave në sektorin publik.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se SBASHK do të inisistojë që pagat e mësimdhënësve të kenë rritje me 30 për qind në kuadër të koeficientit 1.
“Sa i takon rritjes ne nuk kemi asgjë zyrtare, ne kemi insistu edhe kërku edhe me shkresë zyrtare nga Kurti dhe Murati që ngritja të jetë në shtatorin që iku, ose së paku të jetë në këtë tetor e të jetë së paku 30 për qind”.
“Rritjet që u bënë në fillim të këtij viti, ishin rritje ironike nga se në arsimin parauniversitar ishin në rritje prej 28 eurove. Në janar çfarëdo që bëhet është fushatë dhe një ngritje e tillë me 50 euro apo 20 euro është jo e pranueshme për ne do të insistojmë së paku 30 për qind nga që synimet e kanë bërë të veten. Së paku 30 për qind në vlerën e koeficientit”, ka thënë Jasharaj.