Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit të tij.
Në një postim në Facebook, ai tutje shprehet se “do t’ua japë më të mirën fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve” me programin e tij.
“Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë. Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës”, ka shkruar Hamza.