Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shënuar 22-vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së saj, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se këto 22 vitev kanë qenë të vështira, me sfida e me plotë pengesa.
Mirëpo, Shahini ka theksuar se rrugëtimi i AKB-së nuk ka qenë vetem mandat, por edhe mision për të zhvilluar ekonominë e Kosovës.
“Në 22 vjetorin e udhëtimit tonë të përbashkët me ju, në emër të AKB-së ne po ecim bashkë tash e 22 vjet, udhëtimi ynë nuk është mandat por mision, e cila do te fukusohet në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit, mbi të gjitha rritjen e prodhimit vendor. Gjatë 22 viteve patëm sukese të njëpasnjëshme por ende misionin nuk e kemi realizuar sepse misioni ynë është të zhvillojmë dhe ta rrisim prodhimin vendor. Do të duhet të rritet vetëdija komëbtare për prodhime vendore, rrugëtimi ynë nuk ishte i lehtë disa njerëz në rrugëtimin tonë na kanë lënë rruges për shkak të lodhjes, ne sot e kemi tavolinën plotë me bizneset bashkëthemelues, njerëz që vijnë nga biznesi, politika, kultura, sporti të gjithë këto AKB ka bërë partneritet me të gjithë. Të gjitha qeveritë e kaluara nuk kanë bërë mjaftë per bizneset vendore, duhet të bëhet më shumë. Ftojë Qeverinë e Kosovës që të dialogojë me AKB-në në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik. Fuqizimi ekonomik nuk vjen nga deklarimet e thata, ftesa jonë është që të gjithë këtu që jemi dhe ata që na dëgjojnë të bashkëpunojnë mendjen dhe të zhvillojmë ekonominë e vendit si e vetmja shpresë për të qenë shtet që dëshirojmë. Kosova ka arritur shumë por jo në arritjet e dëshirueshme, neve na shqetëson fakti që Kosova renditet nga vendet më të varfëta, por shpresojmë që Qeveria të kuptojë shtresat e ulëta”, ka thënë Shahini.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zëri i AKB-së ka ndihmuar zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.
Tutje, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një kthesë e madhe, e sipas tij, kjo bëhet me anëtarësimin e menjëhereshëm në NATO.
“Është një ndjenjë e mirë pas një rrugëtimi të gjatë të përbashkët, zëri juaj ka qenë një zë ndihmës këshillat dhe propozimet e juaja kanë qenë ndihmesë për ne për ata që kanë qenë politikëbërës dhe vendimmarrës. Në shumë situata jam munduar të jap më të mirën ende nuk ka ndodhur kthesa e madhe në Kosovë, qalojmë në siguri, arsim, ekonomi e shëndetësi. Kthesa më e mirë është anëtarësimi në NATO, ajo ka një politikë të vetëm që në shumë vende ka jep partenritet për paqe. Ushtria jonë nuk ka egzistuar pa NATO-n, ky plani 10 vjecar me Amerikën dhe NATO, është afer që Kosova të ketë anëtarësim direkt në NATO. Edhe në NATO ka ekonomi, që do të kishim siguri të vazhdueshme, edhe kishim mundur me u kthy si na ka hije. Në këtë drjetim synojë ta ndihmojë Kosovën me këtë”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka potencuar se AKB-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“AKB ka luar një rol shumë të rëndëishëm si një nga shtyllat kryersore të zhvillimit të shtetit. Motoja e vetme e këtyre takimeve është të bërit biznes dhe rritjen e eksportit. Thirrja për konsumimin e prodhimeve vendore është shumë me vend por edhe thirrja për prodhimin e produkteve vendore, Vushtrria shquhet si lider i mobilerisë, kjo është një tregues i qartë se kur prodhon cilësi dhe çmim të arsyeshëm. Deshiroj nga ky tubim që të kemi prodhime cilësore, dhe lidhet me përgatitjen në tregun e punës”, ka thënë Idrizi.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka theksuar se janë bërë përpjekje maksimale nga AKB-ja për zhvillim ekonomik.
“Kam pasur nderin që të punoj me të gjitha kapacitet dhe të jem njëri prej njerëzve nëkëtë organizim që i bëri 22 vjet. Janë bërë përpjekje maksimale për zhvillimin ekonomik. Në festa të tilla na bashkojnë pa dallim ka për qëllim që me u zhvillu dhe me ec para. Janë shumë vite 22 dhe urime per suksesin”, ka thënë Haziri.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka deklaruar se konsumon produkte kosovare.
“Komuna e Bujanocit konsumon produktet vendore. Ne në luginë i kemi si produkte e Kosovës si të tona, në të ardhmën le të ketë më shumë përkrahje nga Qeveria e Kosovës per bizneset e Luginës”, deklaroi Pajaziti.